Ky është rezultati i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

KQZ deri tani ka numëruar 8 mijë e 135 vota me kusht, shkruan Reporteri.net

Numërimi i votave me kusht ka filluar dje në mbrëmje.

Lëvizja Vetëvendosje po prinë e para me më së shumti vota, me gjithsej 3 mijë e 775.

E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 526 vota, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 865 vota.

Subjekti i katërt me më së shumti vota është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 853 vota.

Ndërsa, Nisma Socialdemokrate ka marrë 228 vota me kusht.

Kujtojmë që janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme.