Emisari Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur në Kosovë.
Vizitën e parë po e zhvillon me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili edhe i ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai nesër do të takojë edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.
Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.
Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.
Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.