Ministri në detyrë, Besian Mustafa, ka folur për dosjen e babait të tij, Xhemail Mustafa, që ditë më parë u publikua nga Albanian Post.
Ai ka thënë se sa here flitet për vrasjen e babait tij në aspektin individual e familjar është ekstremisht e vështirë.
Ai ka thënë se këtë dosje e ka në dorë Gjykata Speciale dhe pret drejtësi.
“Disa nga detaje që janë shpalos nga dosja UNMIK është një përmbledhje, nuk është shpalosur krejt dosja, është një përmbledhje e detajeve, diçka që është shpallur, diçka që nuk është shpalosur. Në dorë e ka Gjykata Speciale, presim drejtësi nga Gjykata Speciale”, ka thënë Mustafa në Kanal10, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se janë përmend shumë emra për vrasjen e babait të tij, por se i mbetet drejtësisë ta thotë fjalën e saj.
“Drejtësinë do të donim ta kishim nga organet e vendit, por në dështim të tyre presim nga Gjykata Speciale. Presim drejtësi nga Gjykata Speciale, nëse edhe kjo nuk i zbardh dhe dënon urdhërdhënësit kemi problem si shoqni”, ka thënë Mustafa.