KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 334 mijë vota apo 49.95 përqind. Sipas kësaj përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvend,
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 296 mijë vota apo 16.900% dhe pritet të përfaqësohet me 19 deputetë në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110 978 mijë vota, apo 12.647% dhe pritet të përfaqësohet me 15 deputetë në Kuvend.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 62 111 mijë vota, apo 7.078% dhe do të përfaqësohet me 8 deputetë në Kuvend.
Lista Serbe ka marrë 44 404 mijë vota apo 5.060% dhe do të ketë 10 deputetë në Kuvend.
Më poshtë mësoni kandidatët nga secila parti që ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.
Listën e plotë mund ta gjeni në këtë LINK.