Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve 14 të shkurtit 2021.
Nga të gjitha votat e numëruara sipas KQZ-së, Vjosa Osmani kandidate për presidente ka dalë personi më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Osmani e cila në këto zgjedhje u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë plot 300 mijë e 788 vota, duke lënë mbrapa kundër kandidatin e saj për president Ramush Haradinaj, si dhe kandidatët që ishin për kryeministra.
Në zgjedhjet e 2019, Osmani kishte marrë 176 mijë e 016 vota.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit LVV-ja ka dalë partia fituese me 49.95% të votave.