Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.674 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 591 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste nga 319.338 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.627 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë.“Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 591 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 205 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 7 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në komunikatë.
“Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave”, thuhet më tej.