Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Ndërkaq, sipas këtyre rezultateve në Kuvendin e Kosovës do të jenë 43 gra deputete nga të gjitha partitë politike në vend, për dallim nga mandati i legjislaturës së kaluar ku ishin vetëm 39 deputete.
23 gra deputete janë vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, pesë janë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tre nga Lista Serbe, tre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një nga Romani Iniciyativa, një nga Ujedinjena Zajednica dhe një nga Nova Demokratska Stranka (NDS).
Telegrafi më poshtë ju sjellë emrat e deputeteve të partive politike të cilët kanë fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Vasfije Blair, Mimoza Kusari-Lila, Saranda Bogujevci, Arberije Nagavci, Labinotë Demi – Murtezi, Shqipe Mehmeti – Selimi, Drita Millaku, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arjeta Fejza, Fjolla Ujkani, Jetmire Vrenezi, Arijeta Rexhepi, Rozeta Hajdari, Doarsa Kica – Xhelili, Adriana Matoshi, Fatmire Kollçaku, Jeta Statovci, Tinka Kurti, Fitore Pacolli, Arta Bajralija, Mirlinda Sadiku.
Partia Demokratike e Kosovës, (PDK): Eliza Hoxha, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ariana Musliu Shoshi, Adelina Grainca, Floretë Zejnullahu.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Hykmete Bajrami, Marigona Geci, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku – Rexhepi, Rrezarta Krasniqi.
Lista Serbe: Miljana Nikolic, Verica Ceranic, Jasmina Dedic.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Time Kadrijaj, Albena Reshitaj, Meliza Haradinaj – Stublla.
Romani Iniciyativa (RI): Hatixhe Dordevic.
Ujedinjena Zajednica: Adrijana Hoxhiq.
Nova Demokratska Stranka (NDS): Emilija Rexhepi.