Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një orë në Mitrovicë, ku dyshohet për dy persona të lenduar nga thika.
Të përfshirë në incident janë familjarë. Sipas dyshimeve të para, mësohet se djali ka therur me thikë babain dhe axhën.
Sipas informacioneve, ai është larguar nga vendngjarja pasi kreu sulmin ndaj dy familjarëve, ndërkohë që Policia po e kërkon.
Ndërkohë, Policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes, ku ka bllokuar edhe rrugën afër rrethit kryesor në Mitrovicë, ku vazhdimisht operojnë edhe tregtarët.