Kryetari Muharremaj për 8 Mars i ka dhuruar lule femrave të punësuara
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi, kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, u ka dhuruar femrave që janë të punësuara nëpër dikastere të ndryshme.
Së bashku me lulet, kryetari i ka uruar ato për festën e tyre me dëshirën që të ketë edhe më tepër emancipim të mëtutjeshëm të gjinisë femërore në shoqërinë shqiptare.