Për më të dalluarit dhe ish drejtorët e DKA-së u ndanë mirënjohje
Drejtoria Komunale për Arsim e Komunës së Suharekës, për Festën e mësuesit – 7 marsin, në ka organizuar një ceremoni rasti ku kishte ftuar punëtorë të arsimit, drejtorë të shkollave, ish drejtorë të DKA-së dhe punëtorë tjerë të dalluar arsimor. Me këtë rast kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj, ka uruar Festën e tyre, ndërsa për rëndësinë që ka profesioni i mësuesit dhe për historikun e arsimit ka fol drejtori i Arsimit z.Remzi Bajselmani. Më pastaj kryetari Muharremaj ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar dhe për ish drejtorët e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës