Ekskluzive: Qyteti i Suharekës po bëhet me kapellë të veten

Asambleisti i LDK-së në Suharekë z.Bashkim Ndrecaj përmes një postimi në facebook ka treguar se me iniciativë të tij dhe kolegëve asambleistë, është takuar me këshiilin e xhamisë për të diskutuar për ndërtimin e kapellës në Suharekë

Ja postimi i plotë i z.Ndrecaj:

“Me 16 Gusht 2020 në mbledhjen e Asamblesë Komunale kam kërkuar që të ndajme një lokacion për ndertimin e një kapelle për Qytetin. Sot me iniciativen time se bashku me kolegët tjerë Asambleistë, nga LDK Nexhat Ramadani, PSD Leonard Shala, INQ Gëzim Kryeziu dhe Asambleisti i pamvarur Dugagjin Palushi jemi takuar me këshillin e Xhamise së Suharekës për të diskutuar rreth kesja teme. Te gjithe u pajtuam qe ndertimi i një kapelle për Qytetin eshtë i domosdoshem dhe në ditet në vijimë do të dalim me propozime konkrete. Si të zgjedhur të popullit e kemi obligim të gjejmë zgjidhje sa me shpejtë që eshtë e mundur.”