Mbi 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 529 raste aktive me coronavirus, duke e çuar kështu numrin e rasteve aktive në 10 mijë e 91.

Në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur po ashtu se kanë humbur jetën edhe gjashtë pacientë të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste.