Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon për sot mot relativisht të ftohtë dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.