12 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç)

Në Suharekë pozitiv kanë rezultuar 12 raste sipas vendbanimeve: Suharekë 2 raste, Peqan 2 raste, Duhël 2 raste, Mushtishtë 2 raste, Greikoc 1 rast, Bllacë 1 rast, Krushic e Poshtme 1 rast, Sallagrazhdë 1 rast.