Supremja refuzon ankesën e LVV-së për verifikimin dhe numërimin e rreth 9 mijë votave të diasporës

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të ushtruara kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të cilën kishte kërkuar që të verifikohen dhe numërohen 9.748 vota të ardhura prej jashtë vendit me postë.

Ndërkaq, në vendimin e PZAP-së, thuhej: “Refuzohet i pa bazuar apeli Anr.760/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cili kërkon që të urdhërohet KQZ-ja, t’i verifikoi dhe t’i numëroj 9.748 pako me fletëvotime të ardhura prej jashtë vendit të dorëzuara në postën nr.6, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë”.

Ndryshe, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).