Bashkim Ndrecaj asamblesit i LDK-së, njëherit edhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Shirokë përkrahë haptas Lumir Abdixhikun për kryetar të LDK-sē.
Ndryshe Ndrecaj i cili është edhe delegat në kuvendin e LDK-së, është shprehur haptas se të dielen do të votoj për Lumir Abdixhikun.
I kontaktuar nga Suhareka Express Ndrecaj ka thënë se është konsultuar me një pjesë të anëtarësisë së LDK-së në Suharekë dhe se vullneti i shumicës është që Abdixhiku të jetë në krye të partisë.
Ndrecaj është edhe asambleisti më i votuar në Suharekë dhe njihet për angazhimin e tij në të mirë të qytetarëve.