Albana Bytyqi kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, nga Suhareka njofton se nga sot do t’iu përfaqësoj në parlamentin e Kosovës.
Ja postimi i plotë i Albana Bytyqi:
“Të nderuar qytetarë, të nderuara media,
Tash e tutje do të jem pjesë e Legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si deputete e re nga radhët e Aleancës do të bëj maksimumin tim që të jap kontribut në mirëqenien e secilit qytetar!
Aleanca duhet të punojë shumë në vete për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit. Kjo sfidë bëhet më e lehtë me vendosshmërinë tonë dhe përkrahjen tuaj, prandaj faleminderit për besimin!
Falenderoj gjithashtu kryetarin z. Ramush Haradinaj për mbështetjen e dhënë! Ky privilegj më shton vullnetin dhe përgjegjësinë për angazhim më të fortë në interes të qytetarëve!
Jemi bashkë e na priftë e mbara!
Albana Bytyqi”