Ballkani – Drita, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Drita do të përballen në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani pret Dritën në Suharekë për një luftë të madhe e cila do mund të përcaktojë edhe titullin, transmeton lajmi.net.

Drita mban vendin e parë me 53 pikë, Ballkani qëndron në pozitën e dytë me 51 pikë.

Drita vjen pas fitores ndaj Gjilanit, ndërsa Ballkani mposhti Arbërinë në xhiron e kaluar.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Ballkani: Ljuljanovic, Thaqi, Potoku, Hoxha, Gripshi, Korenica, Sinani, Daku, Kuc, Jashanica, Baftiu.