Lumir Abdixhiku kryetar i ri i LDK’së, e fiton garën pa balotazh

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka marrë votat e mjaftueshme të delegatëve të partisë që të zgjedhet në raundin e parë, duke mundur kështu dy kundërkandidatëve të tij, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Abdixhiku ka marrë besimin e më shumë se të gjysmës së delegatëve, ka fituar 193 vota të delegatëve që janë numëruar deri tani.

Haziri ndërkaq ka marrë 116 vota, kurse 5 vota Besian Mustafa.

Kujtojmë se Isa Mustafa pasi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe u largua nga salla tha se kryetari i ri do ta çojë përpara LDK-në.

“Kryetari i ri do ta çojë LDK përpara, mbi bazat fundamendale është e themeluar kjo parti e qendrës së djathtë, parti e gjitha gjeneratave, kultivon parnterite të fuqishme me SHBA e BE, dhe parti që është cilësuar si shtetformuese që asnjë rast nuk duhet t’i mungojë skenës politike. Besoj fuqishëm do të kthehet në krye të vendit në të ardhmen”, tha Mustafa.