Lumir Abdixhiku është uruar për detyrën e re edhe nga kundër kandidatët e tij, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafës.
“Lumir urime e suksese nga sot ne jemi ushtarët e tu”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, Abdixhiku ka fituar gjithësej 191 vota nga delegatët e LDK-së.
Pas fitores, Abdixhiku ka mbajtur një fjalim para delegatëve të partisë të cilët ia dhanë besimin.
Ai tha se sot hapet një faqe të re të rrugëtimit politik, për ta kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal.
Abdishiku tha se LDK kultivoi e mbrojti vlera tradicionale, si pozite e opozitë, në nivel qendror e lokal edhe përballë frymave populliste.