Përfundon pa gola derbi ndërmjet Ballkanit dhe Dritës

Ka përbunduar baras derbi ndërmjet Ballkanit dhe Dritës.

Ballkani dhe Drita u ndeshën në Suharekë në një duel të drejtpërdrejtë për epilogun e titullit, transmeton lajmi.net.

Skuadrat patën iniciativat e tyre, ku ndeshja filloi me një ritëm të shpejtë.

Ballkani pati një rast përmes një kundërsulmi të shpejtë, por Gripshi nuk arriti të shënojë.

Pavarësisht tentimeve, skuadrat nuk arritën të “tundin” rrjetën e kundërshtarit.

Rezultati i pjesës së parë, Ballkani 0-0 Drita.

Në pjesën e dytë, Drita pati disa raste. Fillimisht Xhevdet Shabani u lirua në një pozitë dhe gjuajti por gjuajtja e tij përfundoi përmbi portë në min (46′).

Në anën tjetër, Korenica pati një rast në min (64′) por edhe gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Ballkani mbeti pa një lojtar në min 82′, Sinani u ndëshkua me të kuq.

Rezultati përfundimtar, Ballkani 0-0 Drita. Tani Drita është lidere me 54 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 52 dhe Prishtina me 50