U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar subjektet politike që të hënën, më 22 mars të mbajë një takim të kryesisë së kaluar të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për formimin e institucioneve të reja.
Më 22 mars, ditë e hënë do të ftohet një seancë solemne për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që paraprihet pastaj me formimin e Qeverisë, ndërsa ende nuk dihet se a do të votohet Qeveria po të njëjtën ditë.

Për votimin e Qeverisë duhen 61 vota, ndërkohë LVV ka fituar 58 mandate sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Njoftimi i plotë:
U.d. Presidentja Osmani konvokon seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës.U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.