Kryetari Muharremaj, ka pritur sot përfaqësuesit e transportit urban

Kryetari Muharremaj, ka pritur sot përfaqësuesit e transportit urban nga Komuna jonë

Siç dihet, tashmë Shoqata e Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka hyrë në grevë, të pakënaqur për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes së nënshkruar mes kësaj Shoqate dhe Qeverisë së Kosovës, për subvencionimin e operatorëve të transportit rrugor dhe të udhëtarëve. Pas kësaj situate të krijuar, kryetari Muharremaj, ka takuar sot përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në Komunën e Suharekës, të cilët tashmë janë në grevë me të cilët ka biseduar lidhur me shqetësimet e tyre:
“Jam takuar me përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në Komunën e Suharekës, të cilët tashmë janë në grevë, ku diskutuam për shqetësimet e tyre për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes së nënshkruar mes Shoqatës së Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës, për subvencionimin e operatorëve të transportit rrugor dhe të udhëtarëve.

Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet ta mendoj një zgjidhje dhe të vazhdoj mbajtja e linjave të rregullta, ngase qytetarët presin që të udhëtojnë”, ka thënë kryetari Muharremaj, lidhur me këtë takim.