Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur kryesinë e re të partisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pak ditë pasi u zgjodh kryetari i ri dhe publikuan emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja do të mblidhet në njërin prej hoteleve të kryeqytetit për ta zgjedhur kryesinë e re.
Përveç kryesisë, në takim do të shpaloset edhe platforma e kryetarit të ri të LDK-së.
Mbledhja nis në orën 14:00.
Gazeta Sinjali ka siguruar edhe rendin e ditës të mbledhjes së sotme.