Është zgjedhur Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë.
Burime brenda LDK-së bëjnë të ditur se Agim Veliu, e Haki Rugova nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë së kësaj partie.
Abdixhiku ka zëvendësuar edhe Arban Abrashin, i cili nuk është më sekretar i partisë. Këtë pozitë përbrenda LDK-së, tash e tutje do ta ushtrojë Imri Ahmeti.
Figura të tjera nga ajo që quhet “garda e vjetër” e që nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë së së LDK-së, janë edhe Skender Hyseni, Ismet Beqiri, Muharrem Sfarqa e Naser Osmani.
Emrat e ri që janë zgjedhur pjesë e Kryesisë së kësaj partie janë Shqipe Mjekiqi, Faton Bislimi, Muhamet Hamiti e Alban Zogaj.
Të gjithë emrat e ri të Kryesisë pritet që të bëhen publik sot gjatë ditës.
Kujtojmë, se zgjedhja e kryetarit të ri dhe të Kryesisë së re të LDK-së, vjen pas dorëheqjes së ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa pas rënies drastike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.
Kryetari i ri ka premtuar ta kthejë LDK-në aty ku ka qenë, pas rënies drastike në zgjedhjet e 14 shkurtit.