Shaqir Palushi e shpërblen me pension 1 vjeçar ushtarin nga Shkodra

Komandanti i UÇK, Sheremet Jashari gjatë luftës së Kosovës ka pasur nën drejtimin e tij një grup ushtarësh të cilët ranë në pritë nga ushtria serbe.

Një ndër ta, ka qenë dhe ushtari Bashkim Shkodra, të cilin komandanti mendonte se kishte vdekur.

Sot, pas 21 vitesh nëpërmjet programit “Dua të të bëj të lumtur”, komandanti dëshiron që të takojë për herë të parë mikun e tij të luftës.

Bashkim Shkodra, i njohur ndryshe si ushtar Shkodra, ka dhënë kontributin e tij gjatë luftës së Kosovës, duke u larguar nga Shqipria për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbrëmë ai ishtë ftuar në emision nga Komandanti i tij për tu takuar pas 21 vitesh.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” kanë vendosur që t’i lidhin ushtar Bashkimit një pension e luftës për 1 vit për kontributin e dhënë gjatë luftës së Kosovës.