Në raportin për 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë 8 persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar edhe 793 raste të reja të infektuarve më këtë virus, nga 4,838 teste të kryera.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.
Në Suharekë pozitive kanë rezultuar 6 raste sipas vendbanimev: Bllacë 1 rast, Greikoc 1 rast, Sallagrazhdë 1 rast, Vraniq 1 rast, Suharekë 1 rast, Studençan 1 rast.