Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për Ditën Botërore të sindromit Down ka riafirmuar angazhimin për shoqëri gjithëpërfshirëse.
BE-ja përmes një shkrimi në Twitter thotë se personat me sindromin Down në Kosovë përballen me paragjykim e mungesë të kujdesit institucional, qasje në shkollë e punë.
“Ndërsa shënojmë Ditën e Sindromit Down, zyrta e BE-së në Kosovë riafirmon angazhimin për shoqërinë gjithëpërfshirëse. Njerëzit me/ose sindromën Down përballen me paragjykime, mungesë të kujdesit institucional, qasje në shkollë dhe punë, veçanërisht gjatë COVID-19.
Ata kanë nevojë për zgjidhje gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të qëndrueshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre