Qeveria Kurti votohet në ora 17:00

Kosova sot pritet të bëhet me qeveri të re.

Seanca për formimin e Qeverisë pritet të nisë në ora 17:00, ndonëse gjatë ditës u parapa që të mbahet në orën 16:00.

Kjo është konfirmuar për mediat edhe nga zyrtarë të Vetëvendosjes.

Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.

Pak kohë më pas, Konjufca nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.