Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në fjalimin e saj si deputete ka thënë se të zgjedhurit e popullit kanë përgjegjësi për ta çuar përpara vullnetin e qytetarëve.
Ajo tha se sfidat që e presin vendin janë të shumta dhe se vendosmëria duhet të jetë kulminante.
“Përkrahja e qytetarëve duhet të justifikohet me punën tonë, ne duhet të jemi model për angazhim dhe punë të mira. Jam e lumtur që sot jam pjesë e Kuvendit bashkë me gra të tjera, dhe kjo dëshmon progresin e shtetit dhe shoqërisë, emancipimi i secilës grua përfaqëson vlerat e demokracisë”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.
Bytyqi më tej shtoi se duhet të refuzohet logjika dominuese.
“Askush nuk mund të qëndrojë mbi sistemin dhe kulturën politike, askush nuk duhet të vet mjaftohet, prandaj është koha të reflektojmë të gjithë dhe të refuzojmë këtë logjikë dominuese. AAK lufton çdo gjë që është në dëm të vendit, jemi për të ngritur çdo përfaqësimi që në vete ka këtë logjikë. Ndërtimi i institucioneve dhe qeverisja nuk duhet ta këtë një diskurs përjashtues”, tha ajo.
https://www.facebook.com/watch/?v=274801254087214