Një grua në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka tentuar t’i japë fund jetës së saj mbrëmë rreth orës 19:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se ajo ka provuar ta kryej këtë akt duke konsumuar substanca kimike për pastrim.
Për shkak të kësaj, Sinjali mëson se ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe sipas mjekut, gjendja e saj shëndetësore është stabile.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.