Bekim Jashari: Ta mbështesim Qeverinë Kurti

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, pas vizitës që bën kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca në Prekaz, thotë se shoqëria kosovare duhet ta mbështesë për sfidat që e presin.

Jashari thotë se menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, luftimi i korrupsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar janë çështjet jetike për Qeverinë e re, për të cilat duhet t’i mbështetë e gjithë shoqëria.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=90321168&v=2.1&guid=dcd36249b93c44dd8ccb3906fd74886f280d81f60a2349179cad464f038da003

Postimi i tij:

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prita Presidentin në detyrë, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilët i shoqërova gjatë homazheve që bënë tek dëshmorët e familjes Jashari.

Si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i urova z. Konjufca e z. Kurti për zgjedhjen e tyre në udhëheqje të shtetit duke iu dëshiruar shëndet e punë të mbarë para shumë sfidave që kemi përpara.

Menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, luftimi i korrupsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar janë çështjet jetike për Qeverinë e re, për të cilat duhet t’i mbështesim edhe ne si shoqëri.