Anton Quni ia ka dorëzuar detyrën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt me ç’rast tha se është i sigurt se projektet dhe kauza e FSK-së edhe me ministrin e ri do të jenë në rrugën e duhur.
Ai shtoi se këtë bindje e forcon fakti që sipas tij ministri i ri është një ushtarak i cili ka një karrierë të suksesshme.
Quni poashtu ka thënë se është i emocionuar për këtë dorëzim detyre.
Në anën tjetër, drejtuesi i ri i këtij dikasteri qeveritar, Armend Mehaj i cili vjen nga mërgata ka theksuar se ka braktisur gjithçka për t`i shërbyer vendit.
Edhe Mehaj ka thënë se ndjehet i emocionuar dhe se punët e mira në këtë Ministri do të vazhdojnë.
Armend Mehaj ka lindur në Kosovë, ndërsa ka jetuar në Oslo të Norvegjisë.
Në vitin 1999 i ishte bashkuar forcave të armatosura norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.