Prokuroria Speciale thotë se ka siguruar edhe dy pako me materiale për ish-krerët e UÇK-së

Prokurorja ka thënë se sa i takon përditësimit të nxjerrjes së materialeve, pas konferencës së fundit, Prokuroria ka nxjerrë edhe dy pako me materiale. Ajo ka thënë se po punojnë që t’i shikojmë në imtësi materialet.

“Po bëjmë përshtatjet përkatëse për nën kategorizimin shtesë. Sa i takon vëllimit, deklaratat e mëparshme të ½ të dëshmitarëve janë përpunuar dhe janë vënë në dispozicion dhe janë pjesë e kërkesës për masat mbrojtëse. Sa i takon materialit shfajësues po bëhet shqyrtimi dhe nuk parashikohet të bëhen masa mbrojtëse për një material të tillë”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se nuk është sugjeruar që në materialin mbështetës të aktakuzës të jenë edhe materialet e pakove. Teksa ka shtuar se po analizojnë deklaratat e dëshmitarëve.

“Sa i takon provave tjera materiale, të gjitha provat materiale nga intervistat e Thaçit janë nxjerrë. Mbrojtja pritet që këto prova që janë me të akuzuarit e tjerë të vihen në dispozicion.