Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.
Në njoftimin e ISHPK raportohet për 2 raste të vdekjes në Suharekë ndërsa pozitiv kanë rezultuar 12 raste sipas vendbanimeve: Bllacë 1 rast, Budakovë 1 rast, Bukosh 1 rast, Greikoc 1 rast, Sallagrazhdë 1 rast, Samadraxhë 1 rast, Studencan 1 rast dhe Suharekë në rast.