Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Ekipi i Bernard Challandes ka marrë një fitore të madhe ndaj Lituanisë, para dy ndeshjeve shumë të vlefshme kualifikuese për “Katar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Dardanëve, të cilët përveç shumë rasteve shënuan edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën 27-të dhe ishte Arbër Zeneli, i cili shënoi gol të bukur për 1-0 pas një depërtimi brilant nga e majta.
Në pjesën e dytë, djelmoshat tanë ishin thjeshtë fantastik duke dhuruar spektakël, krijuar shumë raste dhe duke shënuar edhe tri gola.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të saktë të Milot Rashicës.
Pas golit të Muriqit në skenë doli përsëri Zeneli (71’) që u përkujdes të shënojë golin e dytë personal dhe të epërsisë 3-0 për Kosovën.