U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 1346 të prekur, 866 të shëruar, 66 vdekje, kurse 414 raste janë aktive. Ajo njoftoi gjithashtu edhe për aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në Komunën e Suharekës gjatë dy javëve të fundit. Kurse kapiten Afrim Sylaj, komandant i stacionit policor në Suharekë, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 4 aksidente trafiku, 3 vjedhje, 1 rast shantazhi, 1 lëndim aksidental, 4 raste të falsifikimt të parasë, 1 raste i dhunës në familje, 1 kanosje, 1 rast i pengimit të personit zyrtar, 2 raste të tentim vetëvrasjes, 1 dëmtim prone, 1 rast i mospërfilljes së urdhërit të gjykatës, 1 ngacmim seksual, 1 rast i hyrjes në sistem kompjuterik dhe 1 rast i prishjes së rendit publik. Kapiteni Sylaj gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 194 tiketa anti-covid dhe 390 tiketa për kundërvajtje në trafik.