Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, e ka quajtur garë mes ish-qeverisë, Hoti dhe qeverisë aktuale Kurti, ardhjen e vaksinave anti-Covid në Kosovë.
Në një shkrim në Facebook, ka thënë se vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër covid-it, shteti ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.
E sipas tij, Hoti e Kurti po i fyejnë qytetarët për vaksinat, duke bërë gara mes vete për merita.
Tutje thekson se këto vaksina janë donacion (lëmoshë), për vendet që s’kanë siguruar vaksinat me kohë.
“Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak. 26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet”, tha Bytyçi,