• 18/05/2021
Digiqole ad

Shala: Emërtimi i QKMF-së në Suharekë ,me emrin veprimtarit Rexhep Kuçi, nder për të gjithë

 Shala: Emërtimi i QKMF-së në Suharekë ,me emrin veprimtarit Rexhep Kuçi, nder për të gjithë

Kryetari i degës së LdK-së në Suharekë Dr.Ardian Shala, ka shkruar disa fjalë për ish humanistin dhe veprimtarin Rexhep Kuçi, sot kur asambleja komunale votoi pro që Shtëpia e shëndetit në Suharekë të emërohet “REXHEP KUÇI”.

Ja postimi i dr.Ardian Shala:

Jo shumë larg nga sot kur koha punonte kundër nesh, kur të qënurit shqiptar donte të thoshte i kanosur çdo çast, dikur që çdo ditë e jetës ishte kritike. Pikërisht në ato kohëra të vështira njerëz me kurajo e vullnet të hekurt nuk ndalonin së vepruari për t’i dhënë vendit e popullit shpresën.
Veprimtaria humanitare e patriotike e të ndjerit Rexhep Kuçi, në ditët më të vështira për vendin, do të kujtohet, nderohet e respektohet nga të gjithë ne e brezat që do të vijnë pas nesh.


Emërtimi i QKMF-së në Suharekë ,me emrin e humanistit e veprimtarit Rexhep Kuçi, nderon familjen, bashkëpunëtorët, shoqërinë, si dhe të gjithë ata të cilëve ai u shërbeu me impenjim të madh.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Të!

Digiqole ad

Të ngjashme