Dhunohet një femër në Suharekë

Dje në Policinë Rajonale të Prizrenit është raportuar një rast i dhunimit.

Burimet brenda Policisë njoftojnë se një femër është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi që dyshohet se e njëjta është dhunuar.

Të njëjtat burimet njoftojnë se ende nuk është identifikuar personi i dyshuar. 

Lidhur me këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Avdyl Rama” të Suharekës është hapur rast si “dhunim” dhe kanë filluar hetimet.