Sot pasdite mblidhen deputetët e VV-së, kjo është arsyeja

Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës.


Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Labinotë Demi-Murtezi e cila ka bërë të ditur se arsyeja e mbledhjes nuk do të jetë çështja e presidentit.

“Pasdite disa deputetë do të mblidhemi në Kuvend për të mbushur formularët për deklarimin e pasurisë pasi sot është afati i fundit, pasi disa të tjerë e kanë mbushur më herët”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

E pyetur nëse do të diskutojnë edhe për çështjen e presidentit, ajo ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk do të mbledhemi për presidentin, por siç e thash për deklarimin e pasurisë”, ajo.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Mimoza Kusari-Lila e cila është e propozuar për shefe të grupit parlamentar të VV-së, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit ka vendosur për të premten seancë plenare ku do të formohet komisionet kuvendare, kurse nuk përjashtohet mundësia që këtë ditë të mbahen edhe seanca e jashtëzakonshme për presidenten.

Dje kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë dhe do të marrin pjesë në votim ditën kur zgjedhet presidenti.