Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj so ka qëndruar në Kavaj për të përkujtuar dëshmorin Indrit Cara – i njohur si Ushtar Kavaja.
Indric Cara kishte rënë heroikisht me 31.03.1999 në pikën 00 Gallushë.
“Sot me një delegacion nga Komuna e Suharekës, erdhëm në Kavajë, për të përkujtuar dëshmorin Indrit Cara –Ushtar Kavaja, në përvjetorin e rënjes së tij heroike për lirinë e Kosovës.
Faleminderit përfaqësuesëve të Bashkisë së Kavajës dhe familjes së Indrit Carës për pritjen.
Ushtar Kavaja, ka rënë në fushën e betejës, duke e bërë aktin më heroik e sublim për vendin.
Ai erdhi në frontin e luftës së UÇK-së, në kohën kur Kosova kishte nevojë më shumë se kurrë për luftëtarët si ai.
Tregimi për Indrit Carën është i shumë dimenzioneve, ngase ate tashmë e njohim në Semetisht, në Sllapuzhan, në Bërshancë, dhe në çdo cep të Gallushës.
Kudo në Kosovë e Shqipëri ai u bë i pavdekshëm në përjetësinë e tij.
Lavdi !”
Shkruan: Bali Muharremaj