Dibran Hoxhaj i njohur në publik si Kobra, është përfshirë mbrëmë në një përleshje në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, me ç’rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
Sinjali raporton se mbrëmë rreth orës 21:35 ka ndodhur një rrahje në këtë qendër tregtare, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të Kobrës dhe të viktimës (emër i njohur për redaksinë), i cili është po ashtu i dyshuar.
Ngjarja filloi me kërcënime brenda një lokali, ku Kobra u rrah me të dyshuarin tjetër, ku ky i fundit pësoi lëndime të rënda trupore.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia rajonale e Prizrenit dhe kanë njoftuar se i dyshuari që pësoi lëndime ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Ne lidhje me kete rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje. Rasti është nen hetime.”