Digiqole ad

Nga java e ardhshme pritet mbyllje totale e vendit për 12 ditë

 Nga java e ardhshme pritet mbyllje totale e vendit për 12 ditë

Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë, qendrave tregtare, shkollave e fitneseve.

Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore.

“Gastronomia dhe qendra tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.

“Është diskutu që të mbyllen gastronomia, qendrat tregtare, shkollat, fitneset. Nesër pritet të merret vendimi”, ka thënë Kllokoqi.

Ai ka thënë se i kanë kundërshtuar këto masa, ndërsa kur është pyetur se a do të ketë protesta ai nuk i ka përjashtuar këto të fundit.

Ndërkaq në Kosovë të shtunën janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 777 raste të reja me COVID-19, nga 4.143 mostra të testuara.

Bazuar në këto shifra, nga numri i testimeve të kryera, 18 për qind kanë rezultuar pozitive.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 14.101.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 2 prill, 2021 Kosova ka regjistruar 92.975 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.906 pacientë kanë humbur jetën ndërsa 76.968 janë shëruar persona.

Më herët Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të shtunën se 856 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës.

Sipas njoftimit, 727 pacientë janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ndërsa 129 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

Digiqole ad

Të ngjashme