Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe nëntë persona të infektuar me COVID-19 dhe janë regjistruar 680 raste të reja të infektuarve me këtë virus, nga 4,086 teste të kryera.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive
Në Suharekë pozitiv kanë rezultuar 10 raste sipas vendbanimev: Gelancë 1 rast, Leshan 1 rast, Nishor 1 rast, Suharekë 1 rast, Krushic e Epërme 1 rast, Samadraxhë 3 raste, Shirokë 1 rast, Sllapuzhan 1 rast.