Të martën në Suharekë kanë arritur 110 dozat e para të vaksinës anti-COVID për personelin shëndetësor të QKMF-së, ku ashtu siç edhe ishte njoftuar sot ka filluar vaksinimi i tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Infermierja dhe koordinatorja e SISH-it në QKMF-në e Suharekës, Valdete Krasniqi ka qenë njëra ndër infermierët që është vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.
Ajo ka bërë të ditur se nuk pasur hezitim që të vaksinohet dhe ka rekomanduar të gjithë që të vaksinohen.
Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit ka filluar dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Kuqi gjithashtu ka thënë se janë gjithsej 215 anëtarë të stafit mjekësor që pritet të vaksinohen në Komunën e Suharekës dhe se ditët në vijim presin të furnizohen me doza të tjera.