Dje rreth orës 10:00, derisa një person i dyshuar në Suharekë po shoqërohej nga Policia për në Gjykatë, ka arritur të arratiset, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, të dyshuarit nuk i shkoi gjatë në liri, pasi që zyrtarët policorë e gjetën dhe e arrestuan sërish.
I dyshuari me vendim të gjykatës është dërguar në burgun e Dubravës.