Digiqole ad

Qytetari që ka krejt familjen me COVID-19 i shkruan Albin Kurtit: Na mashtruat, i keni duart me gjak

 Qytetari që ka krejt familjen me COVID-19 i shkruan Albin Kurtit: Na mashtruat, i keni duart me gjak

Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Qeveria Kurti ditë më parë mori vendim për mbyllje të gastronomisë, derisa, është kufizuar edhe lëvizja në orare të caktuara. Mirëpo, kjo gjendje, siç duket nuk po i lë përshtypje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata janë mobilizuar mjaft mirë për të përkrahur tre kandidatët e kësaj partie për deputet në Shqipëri. Ndonëse e izoluan Kosovën, ata ikën atje për të bërë fushatë.

Lidhur me këtë, në adresë të qeverisë kanë shkuar kritika nga disa qytetarë. Arian Lumezi është njëri prej tyre.

Lumezi përmes një shkrimi në Twitter ka treguar se e gjithë familja janë të infektuar me COVID 19, derisa gjyshes së tij janë detyruar t’ia blejnë edhe aparatin e oksigjenit, pasi që ka mungesë.

I njëjti ka thënë se edhe ndihma financiare për ta ndihmuar biznesin e familjes së tyre nuk është ekzekutuar.

Gjyshja ime në gjendje kritike në terapi oksigjeni me aparat të blerë nga familja se spitali s’ka; baba i shtruar në spital me terapi të mushkërive; krejt familja e infektuar. Pakoja financiare për punëtorët e biznesit të familjes që tash kanë mbetë pa punë s’është askund”, ka thënë ai, duke shtuar se Kurti po merret me probleme tjera, e jo ato të Kosovës.

Kryeministri  merret me problemet e komunitetit shqiptar në Itali; ministrat e deputetët – të votuar për t’u marrë me problemet e Kosovës – janë në fushatë në një vend tjetër që ka siguru vaksinat. Qeveria nuk kujdeset për respektimin e masave që vet i vendosi.  Shumica e njerëzve që i njoh e më rrethojnë kanë qenë entuziastë dhe kanë bërë çmos me votu për ardhjen e qeveritarëve që mërziten për qytetarët e vet – në familje dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Nuk na intereson fare bashkimi me askënd. Besimin tonë po e keqpërdorni çnjerëzishëm. Urrejtja që ndjej për këtë tradhti është e papërshkrushme. Ia dolët të na mashtroni këtë herë, veç këtë urrejtje do ta ruaj me kujdes për ditën e zgjedhjeve të ardhshme. I keni duart me gjak. A e paramendon dikush aty nga Qeveria si e kanë gjendjen njerëzit që janë edhe më keq?! S’keni si ta paramendoni se jeni në vende fqinje duke u arrestuar në protesta për punë që s’ju takojnë”, ka thënë Lumezi. /Gazeta Sinjali/

Gjyshja ime në gjendje kritike në terapi oksigjeni me aparat të blerë nga familja se spitali s’ka; baba i shtruar në spital me terapi të mushkërive; krejt familja e infektuar. Pakoja financiare për punëtorët e biznesit të familjes që tash kanë mbetë pa punë s’është askund. [1/4]

Digiqole ad

Të ngjashme