Aksidenti trafik ia merr jetën në Gjermani, 25-vjeçarit nga Juniku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Kjo pasi një i ri i moshës 25-vjeçare nga Juniku, i cili jetonte në këtë shtet evropian, ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti trafiku.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, Lirim Krasniqi, përmes rrjetit social Facebook.

Siç njoftojnë ata, për procedurat e varrimit të të ndjerit do të njoftojnë me kohë.