Tovërlani te Ballkani

Ballkani është një ndër klubet më të organizuara në Kosovë në vitet e fundit, shkruan Zeri.info.

Klubi nga Suhareka edhe në këtë edicion ka treguar paraqitje të kënaqshme duke qenë një ndër pretendentet kryesore për titullin kampion në Superligë, mirëpo vetëm dy xhiro para fundit, “Xhebrailat” e humbën rastin që të shpallen kampion.

Ballkani tashmë ka mbetur edhe pa trajner pasi që javën e kaluar, u shkarkua “timonieri” Bledi Shkëmbi, derisa në xhiron e fundit ndaj Dritës (1:1), ekipin e drejtoi Ardian Basha, i cili e ka ushtuar detyrën e ndihmës trajnerit në këtë skuadr së bashku me trajnerin e juniorëve, Edon Gashi.

Tovërlani në kohën kur drejtonte Feronikelin, të cilin e shpalli kampion të Kosovës

Ballkani ka nisur që të mendojë për edicionin e ardhshëm ndërkohë që së fundmi, “Zeri.info” ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani për të biseduar për mundësinë e angazhimit të tij në krye të shtabit teknik.

Nuk dihet ende nëse është arritur apo jo ndonjë marrëveshje me trajnerin prishtinas të njohur si “Toki”.

Tovërlani është një ndër trajnerët më të trofeshëm në histori të futbollit kosovar duke fituar tituj me FC Prishtinën dhe Feronikelin.

Në ndeshjet e para të këtij edicioni dhe fundit e stinorit të kaluar e ka drejtuar Feronikelin për të mbetur më pas trajner i lirë.

Suharekasit në këtë edicion krahas Shkëmbit, e ka drejtuar edhe Ismet Munishi, i cili tashmë e udhëheq Gjilanin.

Ndryshe, dy xhiro para fundit të kampionatit, Ballkani ndodhet në pozitën e tretë me 68 pikë të grumbulluara, dy më pak se Drita që ndodhet e dyta (70 pikë) dhe shtatë më pak se lideri Prishtina (75 pikë).